979 qytetarë janë infektuar me COVID nga 2243 testime të kryera gjatë  24 orëve të fundit.

344 qytetarë ishin në Tiranë, 74 në Durrës, 67 në Fier, 42 në Sarandë, 36 në Lushnje, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Berat, Elbasan, nga 23 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 18 qytetarë në Kavajë, Korçë, 17 në Kamëz, nga 15 qytetarë në Shijak, Divjakë, 14 në Gjirokastër, 13 në Pogradec, nga 12 qytetarë në Kurbin, Himarë, nga 10 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Vorë, Kuçovë, Prrenjas, nga 8 qytetarë në Krujë, Delvinë, Devoll, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, nga 6 qytetarë në Patos, Maliq, Librazhd, nga 5 qytetarë në Roskovec, Skrapar, nga 4 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kukës, Selenicë, Tepelenë, Dimal, Poliçan, Peqin, nga 2 qytetarë në Has, Dibër, Mat, Këlcyrë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Pukë, Bulqizë, Përmet, Belsh.

Aktualisht janë 7,706 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa po trajtohen në spitalin COVID3 29 pacientë.

Në 24 orët e fundit humbi jetën  nga koronavirusi një qytetar nga Saranda 64 vjeç.

Janë shëruar 993 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 303,304 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (3 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            979

Të shëruar në 24 orë          993

Të shtruar në spitale            29

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     2243

Testime totale               1,923,533

Raste pozitive                  314,561

Raste të shëruara              303,304

Raste Aktive                        7,706

Humbje jete                         3,551

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                3,946

Fier                                                        673

Durrës                               620

Vlorë                                     516

Elbasan                                380

Korçë                               309

Gjirokastër                                          297

Shkodër                                              287

Lezhë                               256

Berat                                                239

Dibër                                119

Kukës                                 64

 

Top Channel