Temperaturat për këtë fillim muaji  janë parashikuar të jenë të larta, por deti në jugun e Shqipërisë kryesisht në Vlorë ka qenë me dallgë.

Pavarësisht situatës pushuesit dhe admiruesit e plazhit nuk janë larguar, por kanë qëndruar duke provuar thyerjen e dallgëve në breg.

Në zonën e Ujit të Ftohë kanë qenë dhe prindërit së bashku me fëmijët e tyre.

Përveç kënaqësisë që ofron dallga sjell dhe rrezik për moshat e vogla që ndodhen në bregun e detit.

Top Channel