Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Modelja erotike Mia Khalifa ka qenë së fundmi në një turne pushimesh nëpër botë, por në etapën e fundit në Miami duket se gjërat morën një kthesë të mbrapshtë teksa ishte në det të hapur.
Ish pornostarja e kthyer në modele erotike e madje dhe komentatore e aktualitetit, tregon për eksperiencën interesante gjatë një udhëtimi me barkë në Miami.
29-vjeçarja e lindur në Liban, shpenzon shumicën e vitit në barka e jahte luksi në vende të ndryshme.
Por në postimin e djeshëm në rrjetet sociale ajo tregonte sesi barka e saj në Miami po ndiqej nga një tjetër barkë e mbushur me djem që bënin gjeste dhe lëshonin thirrje të dyshimta.
Në postimin e saj në Instagram, ajo shfaqte videon me barkën prapa saj ku rreth 10 djem qëndronin në majë të kuvertës duke shikuar drejt Khalifas.
Ajo tha se ndjehej pak e frikësuar por për fat të mirë nuk ndodhi asnjë e pakëndshme dhe më pas postonte vetëm fotot e vetes në bikini teksa barka e burrave të dyshimtë nuk dukej më gjëkundi.
Khalifa nuk ka treguar se cila do të jetë destinacioni i saj i radhës por deri tani ka qenë në Turqi, Caicos, Barcelona e Paris.
Top Channel