Ish-kreu hapësinor i Izraelit thotë se “alenët ekzistojnë por njerëzit nuk janë ende gati” (fotot)

01/08/2022 18:58

Në një inervistë të re interesante, gjenerali izraelit në pension Haim Eshed pretendon se qeveritë e SHBA dhe Izraelit kanë qenë prej kohësh në kontakt me jashtëtokësorët por nuk e kanë zbuluar informacionin në publik pasi qytetarët e zakonshëm nuk janë ende gati për ta përballuar.

87-vjecari ish-drejtues i agjencisë vendore së sigurisë së hapësirës, punon tashmë si profesor dhe është mjaft i respektuar.

Pas rreth 30 vjet shërbimi në ushtri dhe disa çmime të fituara, Eshed thotë se nuk ka më kuptim të ruajë sekretin dhe bëri pretendimet e tij në një intervistë me Yediot Aharonot.

Ai tha se qeveritë janë në kontakt me një “Federatë Galaktikealienësh, të cilët mbikqyrin njerëzit për qëllimet e tyre kërkimore.

Eshed thotë më tej se dhe presidenti Donald Trump di gjithçka për alienët dhe se ishte në prag të zbulimit të tyre për botën, por papritur Federata Galaktike e alienëve arriti ta binte të mos fliste.

Sipas Eshed, federata e racave aliene besojnë se njerëzimi ‘nuk është mjaftueshëm i zhvilluar’ për t’iu bashkuar plotësisht federatës ndër-planetare, por duan që ne të jemi vetëm “ndihmësa” të tyre.

 Ka një marrëveshje mes qeverisë së SHBA dhe alienëve. Ata kanë nënshkruar një kontratë për të bërë eksperimentet e tyre këtu. Ashtu si ne edhe ata po përpiqen të zbulojnë si, dhe nga se është i përbërë universi, dhe duan që ne të jemi ndihmësat e tyre”, shpjegon Eshed.


Ai shton se po e thotë këtë publikisht sepse prej pozitës së tij aktuale si profesor ka më shumë kredibilitet, prandaj ndjehet më i lirë për të folur hapur atë që mendon.

 Sikur ta thoja këtë për shembull, pesë vjet më parë ago, do të më kishin shtruar në spital,” thotë ai teksa shton:Por sot ata më flasin ndryshe. Unë nuk kam asgjë për të humbur kam marrë diplomat e çmimet e mia dhe jam i respektuar në universitete dhe jashtë shtetit, kështu që tendenca po ndryshon,” thotë Eshed, sipas të përditshmes Jerusalem Post.

Eshed tha se zbulon detajet e tij të programeve hapësinor dhe kontakteve në një libër të publikuar të titulluar“The Universe Beyond the Horizon – conversations with Professor Haim Eshed.”

Eshed shtonte se alienët kanë ndaluar apokalipse bërthamore në tokë, dhe megjithse ai nuk jep prova konkrete për pretendimet e tij, fakti që ka drejtuar për 30 vjet programin hapësinor i jep një nivel të konsiderueshëm kredibiliteti.

Në fillim të këtij viti Pentagoni në SHBA njoftoi krijimin e një task force për studimin e UFO-ve, në zhvillimin që vjen pas deklasifikimit të videove të objekteve të paidentifikuara fluturuese që bashkëvepronin me avionët ushtarakë tokësorë.

FOTO GALERI
2/3
Pentagoni në SHBA njoftoi krijimin e një task force për studimin e UFO-ve, në zhvillimin që vjen pas deklasifikimit të videove të objekteve të paidentifikuara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA