Fluturimet e Wizz Air/ Nuk do të ketë vonesa, së shpejti destinacione të reja dhe një avion i nëntë

01/08/2022 20:01

Industria ajrore është përballur me një nga krizat më të mëdha në vitet e fundit.

Pas pandemisë njerëzit donin të kapnin kohën e humbur dhe shumë prej tyre si mjet kryesor për udhëtimin zgjidhnin pikërisht avionin. Kjo ka sjellë, sidomos në Europë dhe Britani, anullime të shumë fluturimeve për shkak të mungesave në staf, ndëraa nuk ka mbetur i paprekur edhe aeroporti Rinasit. Kompania WizzAir, e cila ka dhe bazën e saj në vendin tonë shprehet se nga tani e tutje çdo udhëtim do kryhet në orarin e duhur

“Kemi parë sa shumë anullime ka pasur këtë verë dhe fakti është që qeveri të ndryshme nuk kanë marrë masat për të investuar në infrastrukturë. Dhe në këtë mënyrë Wizz ka marrë masat e saj për të përballuar këto probleme jo normale. Ne kemi bërë një axhendë të re dhe klientët tanë mund të prenotojnë me vetëbesim se udhëtimi i tyre do të bëhet në kohë”.

Në rastet kur një udhëtim anulohet, alternativat janë të shumta për pasagjerët:

Klientëve të cilët u anullohet një udhëtim ne i japim të drejtën e rimbursimit ose të rezervimit të një date tjetër. Të gjtiha këto mund t’i bëjë online. Shpesh edhe kur nuk mundemi t’i rezervojmë një hotel apo transport mbrapsht për në shtëpi, duhet që klientët t’i bëjnë vetë dhe më pas ne i rimbursojmë në bazë të faturave. Ne nuk e kemi shërbimin e call centerit, sepse ajo ccfarë dëgjojmë nga klientët është që gjithmonë e më shumë duan mjete online, për t’i bërë gjërat sicc duan vetë. Por, online kemi një asisten virtual që do t’ju përgjigjet pyetjeve tuaja”.

Zgjerimi i aeroportit Nënë Tereza me një terminal të ri, do të thotë rritje të ofertës dhe destinacioneve të reja për kompaninë WizzAir

“Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me aeroportin e Tiranësm jo më kot është baza jonë e pestë më e madhe nga ato të cilat kemi. Koncesionari në Shqipëri ka menduar se si të zgjerojë ofertën dhe kjo ka ccliruar për ne mundësinë që të rrisim numrin e fluturimeve dhe tregun, si dhe t’i japim njerëzve më shumë shërbime cilësore me kosto të ulëta. Me terminalin e ri ne do të kemi më shumë hapësirë për të rregulluar oraret e fluturimeve sipas dëshirave të klientëve tanë. Gjithashtu së shpejti vjen edhe aeroplani i 9-të në bazën e Tiranës dhe më shumë destinacione të reja do të ofrohen”.

Top Channel