E kishte kërcënuar dhe rrahur vazhdimisht/ Kush është 51 vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Greqi

01/08/2022 11:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në ishullin Zakinthos të Greqisë, ku shqiptari Valdimir Beqiraj ka vrarë bashkëshorten e tij.

Me kalimin e orëve po zbulohen detaje të reja nga krimi makabër, në familjen shqiptare.

Sipas burimeve policore gjatë një sherri në familje, 51-vjeçari ka goditur me grushte dhe më pas me thikë bashkëshorten e tij.

Viktima u dërgua në spital, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë për shkak të plagëve të rënda në gjoks dhe bark.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por sipas policisë çifti kishte probleme kohët e fundit, ku viktima ishte kërcënuar dhe rrahur vazhdimisht nga Vladimiri.

Tre fëmijët e çiftit janë marrë në mbrojtje nga policia dhe po trajtohen nga psikologët.

Autori i vrasjes është arrestuar dhe po dërgohet në policinë e ishullit. Ai ishte fshehur në një ullishte aty pranë.

41-vjeçarja (viktima) e kishte denoncuar bashkëshortin e saj dy herë për dhunë në familje, madje herën e dytë ai ishte liruar me urdhër të prokurorit, por me kusht të mos i afrohej viktimës më shumë se 100 metra.

Top Channel