Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Kavajës.

Flakët kanë përfshirë në një sipërfaqe toke me ferra në anë të autostradës Kavajë-Plepa.

Pranë kësaj vatre zjarri ndodhet edhe një banesë e rrezikuar nga flakët. Shërbimi zjarrfikës dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen  e flakëve.

Top Channel