Aksident në Peshkopi/ Makina hyn në ambientet e gjykatës, plagoset roja

01/08/2022 20:58

Një makinë ka humbur kontrollin këtë mbrëmje në Peshkopi, duke u përplasur me ambjentet e jashtme të gjykatës së Dibrës.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit dhe punonjësi i shërbimit të sigurisë private në gjykatë.

Njoftimi i policisë:

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel