Zjarri në Dropull është vënë nën kontroll, ndërsa në zonë janë forca të ushtrisë dhe bashkisë.

Hristo Koçi, specialist i emergjencave për bashkinë Finiq tha për Top Channel se terreni është shumë i thyer dhe ndërhyrja mund të bëhet me helikopter, ndërsa priten të shkojnë edhe forca të tjera.

“Situata është nën kontroll të plotë, zjarri që ka rënë dje në Dropull arriti në bashkinë e Finiqit dhe situata është nën kontroll, forcat janë pranë zjarrit dhe janë  marrë të gjitha masat që të fiket. Zjarrfikëset janë në gatishmëri që të ndërpresin zjarrin që të mos shkojë drejt Syrit të Kaltër ose fshatit Pec. 20 forca janë nga bashkia, 12 janë në zjarr 8 janë në gatishmëri. 20 veta janë në gatishmëri nga ushtria, presim që të vijnë forca të tjera që të fiket zjarri, është në një rreze prej 3 kilometrash që do të thotë se kërkohen forca të mëdha që të shkojnë, por terreni është i thyer dhe nuk mund të ndërhyhet. Në mëngjes kishim ndërhyrje në aeroplan janë bërë 6 rrugë, vetë mali i Sopotit që është vazhdimësi është terren i thyer. Do ketë nevojë vetëm me helikopter, me aerpolan është e vështirë. Kemi kërkuar ndërhyrje në Agjencinë e Mbrojtjes civile dhe në prefekturën e Vlorës”, tha ai.

Vatra e zjarrit në Dropull i ndihmuar edhe nga era mori përmasa të menjëhershme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh.

Në zonë ndërhynë mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarandë, Finiq dhe Forcat e Armatosura. U angazhuan 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse.

Me ndërhyrjen nga ajri dhe toka përgjatë gjithë ditës së djeshme edhe deri sot është bërë e mundur mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe banorëve.

Sot në orët e para të mëngjesit ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe dy avionëve të qeverisë greke.

Sipas informacioneve, 60 forca të ushtrisë  po mbërrijnë me mjete në terren për fikjen e zjarrit, pas kërkesës për ndihmë nga bashkitë lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA