Vitet e fundit Tirana është kthyer në një destinacion me interes për tu vizituar nga të huajt, çka përkthehet në përfitime ekonomike për kryeqytetin.

“Në aspektin e turizmit numrat kane ardhur ne rritje çdo vit. Presim dyfishim te numrit te të huajve që do vizitojnë Tiranen ne 2022. Ka një rritje te te ardhurave kur shikojmë sa është zgjeruar kapaciteti i hoteleve dhe sa është rritur numri i vizitoreve, ne 2021 edhe pse ishte një vit me efekte te pandemisë, Tirana ka pasur rritje me 46% te vizitoreve dhe besoj se ky trend rrites do te jete i vlefshëm edhe për vitin 2022”.-tha Genci Kojdheli, Drejtor i integrimit dhe zhvillimit ekonomik

Strategjia e turizmit 2023-2027 për Tiranën ka për synim që kryeqyteti të kalojë nga një destinacion për vizita afatshkurtra, në një zgjedhje për të qëndruar më gjatë.

“Aspirate e Tiranës është qe te rrisin numrin e ditëve që vizitoret qëndrojnë. Ne draft strategjinë për turizmin 2023-2027, është kthimi i Tiranës në një destinacion për takime konferenca dhe ekzibicione, panaire te ndryshme. Kjo ka ndodhur, edhe përgjate 2022, takime të mëdha kane ndodhur ne Tirane. Turizmi i konferenca te mëdha te fokusohet në Tiranë për ta kthyer kryeqytetin ne një qendër rajonale dhe për këtë komponent te turizmit”- tha Genci Kojdheli, Drejtor i integrimit dhe zhvillimit ekonomik

Pjesa më e madhe e turistëve që vijnë për të vizituar Tiranën, janë nga Europa, të cilët e shohin dhe si një destinacion të lirë por që ka shumë për të ofruar.

“Fakti qe numri i hoteleve po shtohet, ofrimi akomodimit përmes air BNB tregon qe qyteti po e mban ritmin dhe po e rritate. Ka akoma vend për rritje. Jemi një destinacion relatvisht i lirë, kulinaria me nivel te larte vjen me çmime te përballueshme. Tirana listohen si destinacion interesant për kulinarinë, jetën e natës etj. Me çmime të përballueshme për turistin mesatar. Shumica e turisteve qe vijnë ne Tiranë janë nga Europa, ka potencial zhvillimi shume te madh nëse konsiderojmë treguan aziatik, ata janë pak me afatgjate ne vizitat e tyre ne rajon”.- tha Genci Kojdheli, Drejtor i integrimit dhe zhvillimit ekonomik

Këtë viti si Kryqyteti Europian i Rinisë, Tira ka zhvilluar një numër të lartë aktivitetesh, shumë prej të cilave janë zhvilluar dhe më pjesëmarrjen e të huajve.

Top Channel