Një makinë është përfshirë nga flaket në Bypassin e Vlorës, në afërsi të fshatit Tragjas.

Automjeti tip “Mercedes” i cili ishte duke ngjitur këtë aks rrugor, nga  temperaturat e larta ka pasur një shkëndijë elektrike në motor.

Drejtuesi i makinës ka ndjerë tym dhe më pas flakën , gjë që ka bërë të dalë nga makina pa marrë asnjë lëndim. Janë njoftuar zjarrfikësit që kanë mbërritur me shpejtësi por makina është shkrumbuar pothuajse e gjitha.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në Bypass-in Orikum-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin F. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel