Gjoba mjeteve lundruese, policia kufitare ka shtuar kontrollet në bregdet gjatë këtyre ditëve
31/07/2022 12:07
Policia Kufitare e Vlorës ka shtuar masat përgjatë vijës bregdetare nga gjiri i Vlorës deri në Sarandë.
Shkak janë bërë rritja e fluksit të pushuesve gjatë këtyre ditëve që është dhe piku i sezonit, por dhe incidentet e fundit që kanë ndodhur me mjetet lundruese në disa plazhe.
Bilancin e kontrolleve e bëri drejtori i policisë kufitare të Vlorës Shpëtim Aliaj.
Drejtuesit e mjeteve lundruese u gjobitën, pasi nuk respektonin rregullat e vendosura nga autoritet për lundrim në zonat e plazheve si dhe u gjobitën për mungesë dokumentacioni.
Mjetet lundruese duhet të qarkullojnë në një distancë prej 200 m nga plazhet ranore dhe 100 m larg bregut në plazhet shkëmbore.
Top Channel