Aksident në Bulqizë! Tentoi të shmangte lopën me motor, humb jetën një person

31/07/2022 19:42

Një person ka humbur jetën ditën e sotme teksa udhëtonte me motor në aksin Bulqizë- FushBulqizë.

Ai ka humbur kontrollin duke ju shmangur një lope dhe për pasoje është  aksidentuar rëndë. Sipas policisë lokale të Bulqizës ngjarja ka ndodh në aksin rrugor Bulqizë-Fush Bulqize në vendin e quajtur “Gurët e Skenderbeut”.

I plagosuri është pikasur nga drejtuesit e automjeteve të cilët kanë lajmëruar për ngjarjen.Fillimisht i plagosuri është dërguar me urgjence në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, por plagët e rënda kanë detyruar mjekët që ta nisin me helikopter drejt spitalit të traumës në tiranë.

Shpeshherë ky aks rrugorë ka është burim i aksidenteve nga prania e kafshëve në rrugë.

 

Top Channel