
Mediat ruse vijojnë të tregojnë valën e mbështetjes vendase për Vladimir Putin dhe sulmin e tij ndaj Ukraine duke shfaqur njerëz që damkosen me simbolin ‘Z’ duke përdorur hekur të nxehtë.
‘Nexta’, një rrjet në Bjellorusi shpërndau videon e fundit në llogarinë e saj në Twitter ku një burrë i zhveshur shihet duke u damkosur në gjoks me simbolin e luftes.
Shkronja ‘Z’ është kthyer në simbolin e mbështetjes ndaj pushtimit rus të Ukrainës teksa është përdorur nga ushtria në tanke e autoblinda, dhe më pas është marrë nga propaganda dhe mbështësit e Putin në Rusi.
Tashmë ajo shihet kudo në veshje, sinjale dhe imazhe e tatuazhe, nga njerëz që duan të zbrazin zhgënjimet e tyre me ide të ofruara nga të tjerë.
Në video, burri i zhveshur nga mesi e lart mbështetet mbi një copë metali, mbyll sytë, teksa hekuri me simbolin Z nis të nxehet frikshëm në kamera.
Më pas burri që e mban atë e vendos në anën e majtë të gjoksit të rusit, dhe zhurma mizore e djegies dëgjohet në video.
Subjekti nis të dridhet pak, teksa tym apo avull djegieje del prej kontaktit dhe pamja e kameras largohet.
Kur inkuadrimi rikthehet, i sapo-damkosuri shikon dëmin e kryer, ngrihet në këmbë dhe nis të thërra-asë në rusisht me një grusht të ngritur lart.
Gjimnasti rus Ivan Kuliak, 20 vjeç, përballet me masë disiplinore për shfaqjen e një gërme ‘Z’ në veshjen e tij sportive gjatë një eventi sportiv ndërkombëtar në Katar. Medalisti i bronzit shkaktoi zemërim teksa qëndronte pranë ukrainasit që fitoi medaljen e artë, Illia Kovtun.
Top Channel