Rusi fanatik demonstron besnikërinë ndaj luftës së Vladimir Putin duke u damkosur me ‘Z’ nga hekuri i shkrirë (video-fotot)

30/07/2022 21:42

Mediat ruse vijojnë të tregojnë valën e mbështetjes vendase për Vladimir Putin dhe sulmin e tij ndaj Ukraine duke shfaqur njerëz që damkosen me simbolin ‘Z’ duke përdorur hekur të nxehtë.

‘Nexta’, një rrjet në Bjellorusi shpërndau videon e fundit në llogarinë e saj në Twitter ku një burrë i zhveshur shihet duke u damkosur në gjoks me simbolin e luftes.

Shkronja ‘Z’ është kthyer në simbolin e mbështetjes ndaj pushtimit rus të Ukrainës teksa është përdorur nga ushtria në tanke e autoblinda, dhe më pas është marrë nga propaganda dhe mbështësit e Putin në Rusi.

Tashmë ajo shihet kudo në veshje, sinjale dhe imazhe e tatuazhe, nga njerëz që duan të zbrazin zhgënjimet e tyre me ide të ofruara nga të tjerë.

Në video, burri i zhveshur nga mesi e lart mbështetet mbi një copë metali, mbyll sytë, teksa hekuri me simbolin Z nis të nxehet frikshëm në kamera.

Më pas burri që e mban atë e vendos në anën e majtë të gjoksit të rusit, dhe zhurma mizore e djegies dëgjohet në video.

Subjekti nis të dridhet pak, teksa tym apo avull djegieje del prej kontaktit dhe pamja e kameras largohet.

Kur inkuadrimi rikthehet, i sapo-damkosuri shikon dëmin e kryer, ngrihet në këmbë dhe nis të thërra-asë në rusisht me një grusht të ngritur lart.

Pamje të rënda janë shfaqur gjatë muajve të konfliktit nga të dyja palët në luftë, ku si zakonisht viktimat janë ushtarët që ndjekin urdhrat e eprorëve dhe politikanëve të fuqishëm, që çuditërisht adhurojnë luftën e konfliktin.

Gjimnasti rus Ivan Kuliak, 20 vjeç, përballet me masë disiplinore për shfaqjen e një gërme ‘Z’ në veshjen e tij sportive gjatë një eventi sportiv ndërkombëtar në Katar. Medalisti i bronzit shkaktoi zemërim teksa qëndronte pranë ukrainasit që fitoi medaljen e artë, Illia Kovtun.

FOTO GALERI
2/7
Burri i zhveshur nga mesi e lart mbështetet mbi një copë metali, mbyll sytë, teksa hekuri me simbolin Z nis të nxehet frikshëm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA