Vetëm 14 ditë pas sulmit kibernetik që goditi e-Albanian, drejtuesja e ASHKI-t konfirmon se sulmi ishte me një virus ransmware dhe zerocleare wipeout.

Virusi i parë përdoret për të vendosur gjoba por në rastin e Shqipërisë kishte një tjetër synim.

Llojet e sulmit ishin dy: Ransomware dhe ZeroCleare WipeOut.Aktiviteti i parë keqdashës nisi fillimisht në formën e një sulmi Ransomware, por mesa dimë çfarë është Ransomware tipik, ka për qëllim enkriptimin e të dhënave për të kërkuar më pas dekriptimin e tyre kundrejt një pagese, por në rastin konkret nuk ishte ashtu, ishte Ransomware decoy in. Për të larguar vëmendjen nga objektivi i vërtetë i sulmit që në fakt ishte fshirja e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to.″– tha Karçanaj.

Dhe për shkak të sulmit dhe virusit që preku kompjuterët e e-Albania dhe ndaloi çdo shërbim shtetëror online duket se ka prekur më rëndë disa shërbime që nuk janë rikthyer ende. Këto shërbime i tregon drejtuesja e AKSHI-t.

“Të vetmet shërbime me të cilat ende po punohet janë njehsimi i diplomave dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i ndihmës ekonomike, i pagesës së aftësisë të kufizuar, i kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike dhe shërbimet që lidhen me to“, shtoi Karçanaj.

Për këtë sulm Shqipëria po ndihmohet nga ekspertët e Microsoft por edhe FBI amerikane.

Është e rëndësishme të themi që ne punojmë me partnerë ekselentë, siç është rasti i Microsoftit apo edhe ndihma që na është dhënë nga Jones Group, por pa harruar këtu edhe gjithë ndihmën që kemi marrë nga aleatët, edhe nga partnerët, duke nisur edhe nga kontributi i rëndësishëm që FBI ka dhënë“, tha zv.kryeministrja Balluku.

Drejtuesi i ekipit të teknikëve të Microsoft tregoi shkurt se ekspertët amerikanë do jenë në Shqipëri për të ndihmuar edhe më tej.

Top Channel