![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-07T140627.296-800x450.jpg)
Dubai është renditur i pari në një studim të fundit si destinacioni më i mirë për pushime në botë.
Emirati i lakmuar vlerësohet për “diellin e lavdishëm dhe stilin luksoz të jetesës”, shkruante rrjeti Premier Inn, i cili kreu hulumtimin.
Me restorantet ekstravagante, dyqanet dhe rezortet e bregdetit të virgjër, qyteti ishte zgjedhur i pari për udhëtarët nga 21 vende.
Dubai rezultonte kështu më i zgjedhuri nga pushuesit e vendeve nga Azia, Afrika, si dhe destinacioni më i kërkuar në internet për njerëzit nga Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Kenia, Nigeria, India dhe Maldivet.
Duke përdorur statistikat e përdoruesve të Google, ‘Premier Inn’ kishte analizuar kërkimet e pushuesve për destinacione të mundshme në 136 shtete të ndryshme.
Pra studimi nuk është një verifikim konkret i turistëve në vend, por një sinjalizues i tërthortë për tendencën e pushuesve.
Dubai është i ndërtuar në shkretëtirë dhe ujin e pijshëm e përfton nga shkripëzimi i ujit të detit, një situatë kjo ironike në krahasim me Evropën perëndimore që aktualisht është në periudhë krize uji, energjie e financash.
Dubai kapërcente kështu destinacione të tjera që prej dekadash konsiderohen si qendrat e turizmit dhe vizitorëve nga e gjithë bota, të cilat renditeshin si më poshtë:
Top Channel