Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska, thotë se Ukraina i është drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë për këshilla lidhur me shëndetin mendor pasi vendi është “nën stres të vazhdueshëm” nga pushtimi.

Në një intervistë me BBC pas një nate sulmesh me raketa, gruaja e Presidentit Volodymyr Zelensky thotë se qeveria po ofron mbështetje psikologjike për ukrainasit teksa ata përballen me bombardimet prej muajsh.

Ne kemi qenë nën stres të vazhdueshëm që nga 24 shkurti dhe kjo nuk po zbutet,” thotë ajo.

Ne kemi nevojë për ndihmë të ekspertëve dhe kjo është arsyeja pse ne i jemi drejtuar OBSH-së që po na ndihmojnë me ndihmë psikologjike”, shtoi Zonja e Parë e Ukrainës.

Top Channel