Sherr mes adoleshentëve në Elbasan/ Dyshime se është rrëmbyer njëri prej tyre, policia në ndjekje të makinës

27/07/2022 22:52

Një sherr mes adoleshentësh në Elbasan ka vënë në alarm policinë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 22.40 policia është njoftuar se në afërsi të Pallatit të Sportit rreth 10 persona adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njëri-tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave janë larguar me një automjet duke marrë me vete edhe një person pa dëshirën e tij.

Në polici ende nuk ka ndonjë kallëzim për rrëmbim personi, por policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe ndërkohë ka shtuar masat e sigurisë me pika kontrolli e veprime të tjera.

Bëhet fjalë për një mjet tip “Ford”,  i cili është larguar ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.

Top Channel