Turistja në Londër shtanget nga ulërima e rojes mbretërore pasi i preku kalin për të bërë foto (video)

26/07/2022 15:58

Një turiste në Londër e kuptoi ‘në mënyrën më të keqe të mundshme’ se nuk duhet të tejkalosh hapësirën e rojeve mbretërore, teksa tentonte të mbante kalin ushtarak për të bërë foto.

Rrjeti LadBible shkruan se turistë të shumtë mblidhen përditë para hyrjes kryesore të pallatit mbretëror në Londër ku rojet dhe ceremonitë e ndërrimit të tyre janë nga shfaqjet më të preferuara.

Mirëpo disa turistë besojnë se rojet me veshje të zbukuruara nuk dinë të sillen keq me ata që kalojnë masën e mirësjelljes.

Në një video të postuar në  TikTok, turistja bionde shihet që i afrohet kalit me dashamirësi, por më tej ajo tenton të kapë frerët e kafshës duke bërë foto, kur roja mbi kalë nis të ulërasë me sa kishte në kokë: “Sprapsu nga kali i rojës së mbretëreshës, mos i prek frerët!”.

Normalisht e shtangur nga urdhri i ashpër turistja hidhet përpjetë dhe sprapset.

Pamjet ishin shpërndarë në rrjetet sociale me komentin: “Nuk do të kthehemi më kurrë në Londër pas këtij incidenti.”

Më pas aty shtohej: “Ai ishte një burrë i vogël i tërbuar.”

Janë të shumta incidentet me turistët dhe rojat para pallatit mbretëror Buckingham Palace, kryesisht me turistë capkënë që provokojnë rojet këmbësore me uniformat e kuqe dhe kapelet leshtore të zeza.

FOTO GALERI
1/2
Një turiste në Londër e kuptoi ‘në mënyrën më të keqe të mundshme’ se nuk duhet të tejkalosh hapësirën e rojeve mbretërore

Top Channel