Rasti i parë me Linë e Majmunit për këtë vit u zbulua në Dallas, Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fillim të muajit qershor.

Rreth 2 muaj më pas, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencën globale të shëndetësisë nisur nga përhapja e Lisë së Majmunit. 16 mijë persona rezultojnë të infektuar në 75 vende të botës.

Herën e fundit që OBSH-ja shpalli emergjencën globale shëndetësore në janar të 2020, si kundërpërgjigje për pandeminë e Covid-19-tës. Europa është epiqendra e përhapjes së Lisë së Majmunit.

Ilir Alimehmeti, epidemiolog: Deri në këtë moment që ne flasim, Shqipëria nuk ka raste të identifikuara të Lisë së Majmunit, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur që sot apo në të ardhmen të ketë raste. Po të shikojmë, pavarësisht se 80% e rasteve janë në Europë, dhe rreth 2500 arste janë në SHBA, nuk ka asnjë humbje të vetme jete. Pra bëhet fjalë për një sëmundje me ecuri relativisht beninje, që zgjidhet vetë, në krye të disa ditëve apo pak javëve, maksimumi 3 javë. Të vetmet 5 vdekje që janë raportuar kanë ndodhur në Afrikën Qendrore, ku nuk mund të themi se është i njëjti sistem shëndetësor sin ë Europë apo SHBA.

99% e këtyre rasteve që janë në Europë apo SHBA, apo kontinente të tjera jashtë Afrikës, janë kryesisht meshkuj të rinj. Dhe 98% e këtyre rasteve janë meshkuj që e identifikojnë veten si meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Këto janë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të profesor Ljuis, që është eksperti për Linë e Majmunit, pranë OBSH-së, çka do të thotë që duhet dhënë një këshille e duhur për mbrojtjen e shëndetit të tyre, por edhe të komunitetit. Nuk është çështje stigmatizimi ndaj tyre, por është çështje informimi. Këshilla është që për 3 javë të mos ketë kontakte të ngushta mes palëve. Ndoshta ky është një hap që OBSH-ja mund edhe të mos e kishte ndërmarrë, pasi nuk bën asnjë sens, kur ne shohim numra kaq të ulëta rastesh, vdekshmëri inekzistence, me një sëmundje që transmetohet shumë ngadalë, me një sëmundje që ne e njohim prej shumë dekadash për të cilën ekziston një vaksinë e miratuar, për të cilën edhe vaksina e Lisë që shqiptarët kanë bërë kohë më përpara, le të themi që te mosha mbi 35 vjeç e lart vazhdon të ketë efikasitet, për një sëmundje që ka edhe trajtim të miratuar ndaj saj. Pra për shumë aspekte kjo sëmundje nuk meriton kaq shumë vëmendje sa po i japin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA