Kriza energjitike! Dyqanet me ajër të kondicionuar në Francë urdhërohen të mbyllin dyert

25/07/2022 10:34

Dyqanet që përdorin ajër të kondicionuar në Francë do të urdhërohen të mbyllin dyert dhe të kufizojnë ndriçimi në një përpjekje për të reduktuar përdorimin e energjisë.

Ministrja e Tranzicionit Ekologjik Agnes Pannier-Runacher, u shpreh se ky rregull do të zbatohet në të gjithë Francën së shpejti.

Kostot e energjisë në Evropë janë rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës.

Dyqanet do të gjobiten deri në 750 € (640 £) për shkelje të rregullit të ajrit të kondicionuar.

“Lënia e dyerve të hapura kur ajri i kondicionuar është i ndezur është “absurde”, tha zonja Pannier-Runacher.

Ajo do të nxjerrë dy dekrete në lidhje me kursimin e energjisë në këtë krizë.

Top Channel