Elon Musk refuzon akuzat se ka shkuar edhe me gruan e drejtorit të Google (fotot)

25/07/2022 16:26

Miliarderi Elon Musk është detyruar të mohojë dhe zhurmat e fundit në media se ka pasur një lidhje “romantike” me Nicole Shanahan, bashkëshortja e pronarit të Google, Sergey Brin.

Lidhja e tyre seksuale u raportua dje nga e përditshmja e fuqishme Wall Street Journal.

Musk thotë se nuk ka pasur lidhje të fshehta seksuale as me të as me persona të tjera, pas raportimeve se lidhja e kreut të SpaceX me Shanahan – e cila është dhe vetë sipërmarrëse teknologjie – çoi në prishjen e martesës së saj me Brin.

Musk tha: “Këto janë totalisht gjepura. Sergey dhe unë jemi miq dhe kemi qenë bashkë dy ditë më parë, ndërsa Nicole e kam takuar vetëm dy herë në tre vjet, gjithmonë me njerëz të tjerë rrotull, asgjë romantike”.

Më tej, duke dhënë paksa më shumë informacione personale sesa i kërkohej, miliarderi tha: “Kam vite që nuk bëj seks”.

Musk kritikonte më tej Wall Street Journal për atë që quante sulm personal: “WSJ, kjo gazetë ka shkruar kaq shumë gënjeshtra për mua dhe për Tesla sa nuk i mbaj mend! Është për të ardhur turp.”

Sipas gazetës Musk e Shanahan janë takuar në një ekzibicion arti në Miami në fund të vitit të kaluar dhe kanë pasur një histori të shkurtër.

Kjo më pas sipas raportimeve, bëri që bashkëshortii saj Brin, një nga dhjetë njerëzit më të pasur në botë me $95 milairdë, të kërkonte divorcin në janar.

37 vjeçarja Shanahan, raportohet se kërkon me divorcin rreth 1 miliardë dollarë.

Milionerja Shanahan, thotë se ka pasur një jetë të vështirë dhe se ka punuar në restorant prej moshës 13 vjeçare për të ndihmuar familjen.

Ajo kishte mbetur shtatzënë në 2018 pak pasi ishte njohur me Brin në një kamp pushimi joga, teksa prej vitesh kishte probleme për të lindur fëmijë.

FOTO GALERI
4/5
Musk kritikonte më tej Wall Street Journal për atë që quante sulm personal

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA