Pas një sherri me të dashurën, shpërndarësi i picave Nicholas Bostiç vendosi të merrte makinën e të bënte një xhiro për t`u qetësuar.
Por falë atij sherri, 5 persona sot janë ende gjallë. Teksa shëtiste me makinë, 25-vjeçari nga Indiana në SHBA kaloi pranë një shtëpi që po digjej në Lafayette.
I riu nuk u mendua dy herë, por nxitoi të afrohej e të shihte c`po ndodhte. Shtëpia i përkste çiftit David dhe Tierra Barrett.
Ata kishin dalë për darkë dhe kishin vajzën e madhe 18 vjeçe, Seionna, të kujdesej për tre vëllezërit e motrën më të vegjël së bashku me një shoqe 13 vjeçe.
Kur shtëpia mori flakë, Seoina dhe katër të miturit ishin brenda. Prindërit u nisën me njëherë drejt banesës, por nuk do të kishin mbërritur kohë t`i shpëtonin po të mos ndërhynte Nicholas që ndihmoi të tjerët të dilnin dhe u kthye të merrte 6-vjeçaren Kaylani.
Për t`i shpëtuar flakëve, ai mori vogëlushen në krahë dhe u hodh nga një dritare e katit të dytë. 25-vjeçari mori plagë të rënda, por nuk u pendua aspak. David Barrett thotë se familja e tij tani u shtua me një anëtar.
“Zoti ndonjëherë përdor personazhet më të pamundur. Ai na u dërgoi një engjëll”, u shpreh babai ende i tronditur, por shumë falenderues.
Një fushatë GoFundMe e celur për Nicholasin e ndodhur në spital arriti të grumbullojë brenda një kohe të shkurtër 500 mijë dollarë.
Top Channel