Shëngjini pa energji/ Zjarri dëmton linjat elektrike që lidhin qytetin plot me pushues

22/07/2022 15:34

Një zjarr aksidental nën tokësor rreth ores 3 të mëngjesit solli dëmtimin e rreth 60 meter kabull nëntokësor që furnizonte dy fiderat kryesor të Shëngjinit çka bëri që për 9 ore të mos furnizoheshin me energji elektrike 4416 abonent familjarë dhe privat në Shëngjin.

Shkak i këtij defekti dyshohet të ishte  një  zjarr aksidental i shfaqur fillimisht ne sistemin elektrik çka pasoi me dëmtimin e linjës elektrike.

Që prej orëve të para të mëngjesit janë angazhuar punonjës të shumtë të OSHE për zëvendësimin e kabullit duke rikthyer energjinë elektrike pas 9 orësh për bregdetin e Shëngjinit.

Fatmirësisht kjo situate nuk ka ndikuar tek pushuesit duke bërë që orët e para të paradites t’i kalojnë në plazh.

Top Channel