Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është parë këtë të premte t’i drejtohet dyerve të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

I kontaktuar nga gazetarja Anila Hoxha, kryebashkiaku leli tha për Top Channel se arsyen dëshiron ta lërë “kuriozitet medietik”, por sqaroi se ishte në SPAK si deklarues për një çështje mbi të cilën tha se prefereon të ruajë sekretin hetimor.

U paraqita në SPAK sepse respektoj ligjin dhe organet e drejtësisë. Nuk jam denoncues dhe as për ndonjë denoncim të KLGJ-së. Isha aty si deklarues për një çështje tjetër, për të cilën preferoj të ruaj sekretin hetimor”, ka deklaruar ai në komunikimin telefonik me TCH.

Leli nuk ishte prezent sot as në mbledhjen që kryeministri Edi Rama zhvilloi me kryetarët e bashkive në Pogradec, kur nuk kurseu kritikat për të.

Top Channel