Afati për regjistrimet e nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta do të shtyhet, për shkak të mbylljes së platformës e-Albania, si pasojë e sulmit kibernetik të një dite më parë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, thotë se afati shtyhet deri në një datë të pacaktuar.
“Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.
Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit. Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”, shkruan ministrja.
Top Channel