Sulmuesi shqiptar vë me “shpatulla pas murit” klubin italian: Ju bashkohem vetëm nëse më jepni 3-fishin e pagës aktuale!

16/07/2022 10:58

Ëndrra e merkatos e Catania-s është e destinuar të mbetet e tillë, vetëm një ëndërr.

Dardan Vuthaj, sulmuesi i Novaras dhe protagonisti i ngjitjes të kësaj skuadre në Serie C, vështirë se do të jetë një futbollist “kuqeblu”.

Këtë e zbulon vetë sulmuesi shqiptar, ndërsa ka folur për “Unica Sport”: “Po, është e vërtetë! Nuk do të qëndroj në Novara. Catania? Nuk është për të më bindur apo jo, fakti është që nuk dua të shkoj atje. Nuk dua të dal jashtë kategorisë mund të konfirmoj që Grella dhe drejtori (emri i te cilit Vuthaj nuk deshi ta zbulonte) më kanë kërkuar jo shumë kohë më parë. Megjithatë, kam qenë i sinqertë me ta, kam shënuar 40 gola, edhe Seria C është afër meje”.

Më tej 26-vjeçari shtoi se nuk dëshiron të luaj në një kampionat më të ulët ose në rast se ndodh duhet të jetë për 3-fishin e pagës që ka tani.

“Me Catania nuk folëm për para, nuk është çështje ekonomike. Tifozët “kuqeblu” më kërkojnë vazhdimisht, kam marrë më shumë se 500 mesazhe dhe kjo gjithsesi më gëzon. Sikur Catania të kishte qenë tashmë në Serie C do kisha ardhur menjëherë pa e menduar dy herë, tani fitoj shumë, ndaj duhet të më paguajnë trefish nëse më duan. Do te ishin shume para, pothuajse sa paguajnë klubet në Serie A. Është e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur në jetë, sigurisht, por këto janë shifra vërtet të mëdha. Dua të theksoj se po vendos të njëjtat kushte ekonomike edhe në klubet e Serisë C ku të gjithë më kanë kërkuar”.-deklaroi Vuthaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA