Dita e dytë e javës së parë në Champions League nisi me dy takime interesante, ku në fushë zbritën katër skuadra.
Sparta Prague arriti një fitore të rëndësishme përballë Salzburg në shtëpi me rezultatin 3-0. Çekët zhbllokuan takimin që në minutën e dytë me Kairinen, ndërsa në fundin e pjesës së parë Olatunji dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, ishte radha që skenën ta merrte Qazim Laçi. Mesfushori i Kombëtares shënoi dhe golin e tretë në minutën e 58’, duke vulosur fitoren për skuadrën e tij.
Në takimin tjetër, Bologna luajti ndeshjen e parë në Champions pas 60 vitesh, e cila priti në shtëpi Shakhtar Donetsk. Ukrainasit kishin shansin për të kaluar në avantazh me anë të Sudakov në minutën e katërt, por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë, duke u ndalur nga Skorupski.
Më pas takimi ishte i qetë, me rastet që ishin të pakta, teksa takimi u mbyll pa gola në barazimin e parë të Ligës së Kampionëve për këtë sezon me formatin e ri.
REZULTATET:
SPARTA PRAGUE 3-0 SALZBURG
Kairinen 2’, Olatunji 42’, Laçi 58’
GOLI I KAIRINEN (VIDEO)
GOLI I OLATUNJI (VIDEO)
GOLI I LAÇIT (VIDEO)
BOLOGNA 0-0 SHAKHTAR DONETSK
Top Channel