1.084 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Një i infektuar ka ndërruar jetë, ndërkohë që vend numërohen 4 mijë e 902 raste aktive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, sot janë shëruar 406 qytetarë.

Ndërkohë, vazhdon procesi i vaksinimit anti Covid, teksa në 24 orët e fundit janë dhënë 293 doza.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 56 pacientë janë duke u trajtuar me Covid 19 pozitivë në klinikat Covid në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme. Prej tyre, në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 29 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 27 pacientë.

Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve, me 16 të tillë. Ndërsa nga radhët e spitaleve rajonale, prin ai i Pejës me 11 pacientë Covid pozitivë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA