25/12 14:03
Zyrtarët ukrainas kanë treguar për një sulm rus të ndodhur në Ukrainën qëndrore ku mbetën të vrarë 12 persona, mes tyre fëmijë.
Tre raketa ruse kanë goditur ndërtesa në Vinnytsia, ndërsa deri më tani janë angazhuar 90 forca emergjence ku po punojnë në vendin e sulmit.
Sipas CNN, Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Presidencës së Ukrainës, e quajti sulmin “një krim tjetër të pushtuesve në qytetin paqësor”.
Deri më tani janë shkatërruar ndërtesa banimi dhe zyra, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
Vinnytsia nuk ka qenë vendi i ndonjë sulmi të mëparshëm rus që fillimi i luftës më 24 shkurt.
Top Channel