Jo çdo horizont qyteti përfshin një vullkan të zhdukur, një kështjellë imponuese në majë kodre dhe një rresht ndërtesash shekullore, por pamja mahnitëse e Edinburgut t’i ofron të gjitha.

Kjo gjë ka bërë që kryeqyteti skocez të jetë qyteti më i mirë i “Time Out” për 2022.

Çdo vit, kompania mediatike u kërkon rreth 20,000 banorëve të qyteteve anembanë botës të përcaktojnë se çfarë e bën qytetin e tyre të mrekullueshëm nëpërmjet një sondazhi të njohur si “Time Out”.

Jo vetëm bukuria por edhe festivalet e zhurmshme të artit së bashku me shumë elementë të tjerë e bëjnë Edinburgun të mahnitshëm.

“Është e mahnitshme të shohësh se sa shumë është zhvilluar qyteti që kur ishim fëmijë duke u rritur këtu. Është e mrekullueshme ta shohësh atë duke marrë njohjen që meriton”, tha për CNN një ekip që po qëndron atje.

“Time Out” ka deklaruar se qëllimi i kësaj renditjeje është ta bëjë të bëjë një listë të vendeve për të udhëtuar.

Për sa i përket jetës së natës pas nuk mbetet as Çikago, që shpesh përmendet për skenën e klubeve që shijojnë orët e vona.

Në këtë renditje nuk përfshihet vetëm jeta e natës, por edhe shumë elementë të tjerë të cilët tërheqin vazhdimisht turistë.

Top 10 qytetet më të mira të “Time Out”

Edinburg, Skoci
Çikago, SHBA
Medellín, Kolumbi
Glasgoë, Skoci
Amsterdam, Holandë
Pragë, Republika Çeke
Marrakech, Marok
Berlin, Gjermani
Montreal, Kanada
Kopenhagë, Danimarkë

FOTO GALERI
1/10

Top Channel