Ministria e Jashtme dhe ajo e Energjisë e Ukrainës u shprehën thellësisht të zhgënjyera nga vendimi i Kanadasë për t’i dorëzuar Gjermanisë një turbinë gazi të nevojshme për tubacionin Nord Stream 1.
Më herët, Gazpromi rus njoftoi se ka ulur kapacitetin e këtij gazsjellësi në vetëm 40% të nivelit të zakonshme, duke përmendur kthimin e vonuar të turbinës së Siemens Energy e Gjermanisë, që po riparohej nga kanadezët, por që për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, ishte thënë se ajo nuk do të nisej në Gjermani.
Kanadaja duket, vendosi ndryshe, cka u përshëndet nga Siemens si një hap i parë i domosdoshëm drejt zhbllokimit të situatës. “Aktualisht, ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht për logjistikën e mëtejshme,” tha kompania në një deklaratë të saj.
Siemens Energy në një deklaratë.“ Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po merrte frymë lirisht që Kanadaja i hapi rrugën për dorëzimin të turbinës. E gjithë kjo situatë ka nxjerrë në pah pasojat e paparashikuara të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Thuhet se në bazë të kompromisit, turbina do të dërgohej fillimisht në Gjermani, kështu që Kanadaja nuk shkel asnjë sanksion. Më pas Gjermania do ta dorëzojë turbinën në Rusi. Kievi megjithatë i bëri thirrje palës kanadeze të anulojë vendimin e saj dhe të mos plotësojë tekat e Moskës.
Nga sot gazsjellësi Nord Stream 1 është mbyllur për të filluar punimet. Nëse pas 14 ditësh punimesh do të vazhdojë të rrjedhë gaz drejt Gjermanisë nuk dihet. “Nëse turbina vjen, kjo lejon një rritje të sasisë”, thuhet nga Kremlini, që zyrtarisht thekson, se Rusia nuk e përdor gazin si mjet presioni politik.
Top Channel