Kjo e diel do të karakterizohet nga mot i kthjellët, por nuk do të mungojnë kalimet e herë pas hershme të vranësirave.

Sipas MeteoAlb, kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten thuajse kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C. Era do të mbetet sërish deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 2 ballë.

Kosova

Kosova do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e motit gjithë ditën. Pritet që paraditja të ketë kthjellime dhe kalime të shpeshat vranësirash, por gjatë mesditës dhe në vijim kthjellimet do të bëhen më të dukshme në territor.

Top Channel