Tradita e ceremonive të diplomimit u rikthye pas dy vitesh shkëputje nga pandemia e covid-19.

Me mbarimin e provimeve të maturës, gjimnazistët e shkollës së mesme Qemal Stafa u mblodhën te amfiteatri i liqenit të Tiranë për të festuar suksesin e 3 viteve.

Me emocione për përfundimin e gjimnazit dhe ethet e rrugëtimit të ri që do të nisin, universitetin, puna e maturantëve më të mirë u shpërblye me certifikata vlerësimi.

“Ky kurorëzim pas pandemisë dhe vështirësive është shumë i bukur.”

“3 vite kaluan shumë shpejt, jemi rritur së bashku e jemi bërë më të fortë për të ardhmen për të përballuar jeten… sfida të tjera na presin”, shprehen maturantët.

Përballë prindërve të tyre e mësueseve, të rinjtë shprehën mirënjohjen. Teksa vetë mësuesit përgjatë mësimdhënies në kohën e covidit, gëzohen për triumfin e nxënësve të tyre në përfundim të 3 viteve gjimnaz.

Top Channel