Katër persona nga Durrësi dhe një përson nga Tirana janë vënë në hetim, pasi kishin zaptuar plazhet publike në bregdet.

Ndërsa plazhet janë plot dhe pushuesit e kanë të vështirë të gjejnë plazhet publike, policia e Durrësit ka shtuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Operacioni policor i koduar “Bregdeti i lirë” ka liruar disa hapësira të zëna në zonën e Porto Romanos.

Pesë administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse dhe në 5 plazhet e paligjshme u sekuestruan 400 komplete me çadra dhe shezlongë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.

Top Channel