Bylis huazon dy futbollistë te skuadra e Kategorisë së Parë

08/07/2022 12:09

Bylisi ka vazhduar spastrimin e skuadrës për sezonin e ri, me ballshiotët që në edicionin 2022-2023 do të konkurrojnë në Abissnet Superiore dhe si rrjedhojë po mendojnë që të bëjnë lëvizjet e duhura.

Së fundmi në një postim në rrjetet sociale, Bylisi bën me dije se ka dhënë në huazim te Oriku dy lojtarë. Sulmuesi Rafael Barbosa dhe mesfushori Roland Shkreli i janë dhënë klubit të Kategorisë së Parë.

“Duke qenë se numri i të huajve është i kufizuar, klubi ka menduar që të huazojë në radhët e Orikut sulmuesin Rafael Barbosa! Braziliani do të jetë për një vit në radhët e orikasve! Por, jo vetëm Barbosa, edhe talenti Roland Shkreli do të bashkohet me të! I riu që shkëlqeu me ekipin U-21 është menduar të jepet në formë huazimi po tek Oriku në Kategorinë e Parë, në mënyrë që të ketë më tepër minuta aktivizimi!”-shkruhet në postimin e Bylisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA