Zjarr në kodër, digjen dhjetëra ullinj dhe pisha! Rrezikohen antenat celulare, flakët pranë varrezave në Fier

07/07/2022 14:36

Kodrat e Peshtanit të Madh në Fier janë përfshirë nga flakët këtë të mërkurë.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe toke me ullishta e pisha dhjetëra vjeçare, ndërkohë që aty pranë janë varrezat e vjetra të fshatit. Flakët rrezikojnë edhe antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit, ndërkohë që zjarri po ndihmohet nga era e fortë.

Punonjësit zjarrfikës po luftojnë me mjete rrethanore, sepse terreni shumë i thyer, ndërsa në ndihmë u kanë ardhur banorë të zonës.

Top Channel