Pengohet dhe bie në Bjeshkët e Fushës së Lugjeve, ndërron jetë 55-vjeçari
07/07/2022 10:36
Një 55-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë paradite në Mirditë, pasi është rrëzuar në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve”.
Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. 55-vjeçari Nikolin Gega, që banonte në Tiranë ka humbur jetën, pasi ka rënë aksidentalisht. Megjithatë, hetimet vazhdojnë dhe pritet të zbardhin incidentin dhe të sqarojnë shkaqet e tij.
Top Channel