Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, flakët e zjarrit vazhdojnë të  kenë nën kontroll kurorën e pishave të Krastës në Krujë.

Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë po vijojnë të përballen me  zjarrin që përhapet me shpejtësi.

Dëmi në pyllin me pisha është i konsiderueshëm, ndërkohë që dje në mbrëmje në ndihmë të zjarrfikësve lokalë kanë mbërritur dhe forca të ushtrisë nga Burreli dhe Tirana.

Top Channel