I shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh, policia arreston të riun në Lezhë (Emri)

07/07/2022 08:27

Policia e Lezhës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme Gjergj Ndrecën, i cili ka qenë në kërkim që prej vitit 2021 pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike në Kashnjet.

Burime bëjnë me dije se arrestimi  i tij u bë i mundur mbrëmjen e djeshme  në qytetin e Lezhës, pas një sërë kontrollesh të shtuara nga policia Lezhës dhe informacione të marra në rruge operative.

Të njëjtat burime thonë se Ndreca ishte i shoqëruar së bashku me djalin e xhaxhit të tij dhe po lëviznin me një makinë tip “Range Rover”, dhe ky i fundit mund të ndalohet për përkrahje të autorit të krimit.

Top Channel