Hetimi për sterilizimin/ Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, për herë të dytë në SPAK

07/07/2022 15:29

Ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj është pyetur sot në SPAK për të dytën herë për koncesionin e sterilizimit.

Ai është thirrur për herë të parë një muaj më parë, e cila zgjati 12 orë. Hetimet e SPAK që zgjasin prej 2 vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Në  vitin 2016, prokuroria e Tiranës kreu një hetim mbi këtë koncesion por pushoi hetimet.

Top Channel