Kriza e çmimeve, BSH rrit normën bazë të interesit, Sejko: Në tremujorin e tretë presim nivelin më të lartë të inflacionit

06/07/2022 16:42

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka bërë me dije ditën e sotme se është marrë vendimi për rritjen e normës së interesit me 0.5 pikë përqindjeje.

Ecuria e ekonomisë në periudhën vijuese mbetet subjekt i sfidave serioze. Rritja e çmimeve ne tregjet botërore ngadalësimi i pritur i ekonomisë në eurozonë, do të ketë një ndikim të kundërt për inflacionin dhe rritjen ekonomike në vend. Ekonomia do vijojë në horizont afatmesëm të rritet në mënyrë solide. Ritmi do të jetë në ngadalësim me tre mujorin e parë por do të ruajë bilancin e bizneseve dhe familjeve shqiptare. Nga ana tjetër inflacioni do të vijojë të mbetet i lartë. Norma do kulmojë në 3 mujorin e 3 dhe do të bjerë në 3 mujorët në vijim. Këshilli Mbikqyrës rriti me 0.5 pikë përqindje normën e interesi. Kjo do të krijojë kushte të përshtatshme për kthimin e inflacionit në normalizim”, tha Sejko në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se në tremujorin e tretë të këtij viti, pritet rritja e inflacionit në nivëlin maksima.

Inflacioni, ne presim që niveli maksimal i inflacionit do të arrihet, në tremujorin e tretë do jemi në nivelin maksimal. Presim shifrën e përditësuar për muajin qershor, është për tu parë. Shifrat janë surprizues në këtë periudhë se ekonomitë janë duke u përballur me kriza të njëpasnjëshme”, tha Sejko.

Top Channel