Emisioni Fiks Fare solli rastin e një tjetër pedofili  65 vjeçar nga fshati Velinas i Shkodrës , i quajtur Vehbi Haxhija i cili me adresën e tij në facebook komunikon dhe lë takime me të mitura.

Bashkëpunëtores së Fiksit i dërgoi një sms në mesenxher, dhe pas kësaj ai filloi t’i shpjegonte vajzës  gjithë procesin e seksit edhe pse ajo ishte prezantuar si 14 vjeçare.

Ai i thotë vajzës se do ta mbajë me para, do t’i blejë rroba dhe telefon mjafton  që të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë.

Ai e prezanton veten si ujk të seksit.

Vajza la takim me të moshuarin në hyrje të Kalasë Shkodër, dhe në këtë moment gazetarët e Fiksit lajmërojnë edhe komisariatin e policisë, në mënyrë që të bëhej arrestimi në flagrancë.

Por i moshuari nuk u paraqit në takim.

Të gjendur në këto kushte gazetarët e Fiksit , bashkë me shefin e krimeve të komisariatit Shkodër udhëtuan drejt fshatit të tij.

Kështu ai u shoqërua drejt Komisaritatit Shkodër. Nga kqyrja që ju bë celularit të tij u vu re se vajza me të cilën kishte lene takim, përveç se i ishte bërë bllok ishin fshirë dhe të gjitha bisedat me të.

E ndërkohë që kërkohej për emrin e bashkëpunëtores së Fiksit në bisedat e tijë, Vehbiu telefonohej nga një tjetër femër e cila masturbohej në telefon.

Por jo vetëm aq, chatet e tij ishin të pafundme me të mitura, të cilave u premtonte shuma parash në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Kështu i moshuari u mbajt në komisariat, ku pas mbledhjes së provave,  dhe dëshmive të tij, ku ka pranuar, bisesdat dhe takimet me të miturat. Këto kanë bërë që për 65-vjeçarin të pritej urdhër arrest.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel