Çdo vit Shtetet e Bashkuara në datën 4 korrik festojnë Ditën e Pavarësisë, ku përkujtojnë Deklaratën e Pavarësisë të firmosur më 4 korrik 1776.

Shtete e Bashkuara janë aleati strategjik i Shqipërisë që vitet e fundit e kanë forcuar edhe më shumë marrëdhënien me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Falë mbështetjes amerikane, Shqipëria drejtoi Këshillin e Sigurimit dhe është anëtare e përkohshme për dy vite e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Rreth një vit më parë në Shqipëri u zhvillua një stërvitje e NATO-s nga më të mëdhatë në vitet e fundit, ku mijëra trupa amerikane erdhën në tokën shqiptare për të treguar forcën e alenacës më të madhe ushtarake në botë.

Amerikanët kanë qenë prezent edhe në zhvillimet politike të viteve të fundit, duke na dhënë mbështetje të pakushtëzuar, rezultati, Shqipëria dhe shqiptarët dekadat e fundit janë bërë faktor i rëndësishëm në Ballkan.

Kështu që 4 korriku është ditë feste edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA