Një tjetër 66-vjeçar mbytet në plazhin e Kavajës
02/07/2022 18:05
Një tjetër 66-vjeçar është mbytur këtë pasdite teksa po pushonte në plazhin e Kavajës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, ku V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pak çaste më parë, një 66-vjeçar u mbyt në plazhin e Himarës, pasi dyshohet se i ra infarkt në ujë.
Top Channel