Këtë vit do të jemi dëshmitar të madhësisë mesatare më të madhe që iPhone ka shpallur ndonjëherë, duke ju falënderuar asaj që njihet si iPhone 14 Max me madhësi të ekranit prej 6.7 inç sikur iPhone Pro Max, por me specifikat e iPhone 14 që ka madhësi prej 6.1 inç.

Phone Arena thotë se Apple nuk e ka përdorur këtë emër që prej pesë vitesh më përpara, më saktë nga koha e iPhone 8 Plus, por që ata do ta bëjnë këtë emërtim për iPhone 14 Plus-in e ri, trasnmeton Telegrafi.

Këtë vit, Apple pritet që të veçojë modelet e iPhone 14 më tepër se zakonisht, jo vetëm me kamera dhe ekrane më të mira, por edhe me procesorë më të shpejtë, duke bërë diferencën mes iPhone 14 me 6.1 inç dhe iPhone 14 Plus me 6.7 inç, nga versionet më të shtrenjta të iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. /Telegrafi/

Top Channel