Edhe pse ka rritje të rasteve të infektuara me Covid, madje e shoqëruar edhe me një rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spitalin Covid, epidemiologu Ilir Alimehmeti në një analizë bërë dhe ecurisë së epidemisë Covid në vende të tjera, shpjegon se kjo është një valë, nuk është alarmante si ato të mëparshmet. 

Ilir Alimehmeti thotë se, edhe pse valë më e butë, individët duhet të tregojnë kujdes, pasi do të kemi shumë infektime, madje dhe humbje jete.

Kurba e kësaj vale të re të nënvariantit BA5, është ende në ngjitje  në Shqipëri.

Nënvarianti i Omicorn BA5 është shumë herë më infektues se nënvariantet e tjera. Ai shfaq një klinikë të lehtë te personat që janë vaksinuar apo e kanë kaluar sëmundjen, ndërsa të pavaksinuarit dhe ata që nuk janë prekur më parë, manifestojnë simptoma më të rënda.

Top Channel