Miliarderi i Formula 1 përfshihet në politikat e luftës: Putin bëri gjënë e duhur që pushtoi Ukrainën (fotot)

30/06/2022 15:25

Miliarderi britanik Bernie Ecclestone tha sot se “pranon të marrë plumbin” në vend të diktatorit rus Vladimir Putin duke shtuar se pushtimi i Ukrainës ishte gjëja e duhur për të bërë, pasi Zelenski duhet të kishte bërë më shumë për ta evituar atë.

Në një tjetër koment të kontestuar nga mediat britanike ai i doli në mbrojtje mikut të tij Nelson Piquet i cili ofendoi pilotin Lewis Hamilton me fjalën “e ndaluar” racore ‘nigger’(zezak).

Në një intervistë të çuditshme në programin televiziv Good Morning Britain, ish-pronari 91 vjeçar i Formula 1 quante diktatorin  69-vjeçar Putin një ‘person i klasit të parë’ dhe ‘shumë i arsyeshëm’, para se t’i thoshte Hamilton se duhet të ‘lërë manjanë debatin me Piquet’ dhe të pranonte kërkesën e tij të ndjesës.

Kampionati automobilistik  F1 dha shpejt një deklaratë ku distancohej nga komentet e Eclestone dukje thënë se ato “ishin në kontrast me vlerat moderne të sportit tonë”.

Zhvillimi vjen mes viktimave të sulmeve ushtarake në Ukrainë të cilat janë quajtur “krime lufte” nga liderët perëndimorë.

Por Eclestone tha se humbjet e jetëve të civilëve ‘nuk janë të qëllimshme’.

Miliarderi është një admirues i vjetër i Putin me të cilin janë parë shpesh bashkë në evente sportive. Miqësia e tyre erdhi pas hapjes së etapës ruse të kampionatit F1 në vitin 2014.

prej nisjes së sulmit rus në Ukrainë në shkurt, Ecclestone përshkruante Putin si njeri ‘i respektueshëm’ që bën saktësisht atë që thotë pa rgumente shtesë.

Në programin e mëngjesit të sotëm Ecclestone i shtoi akoma benzinë zjarrit duke thënë se  Volodymyr Zelensky ka qenë një komedian para luftës dhe me sa duket ‘kërkon të vazhdojë të mbetet i tillë’.

Ai insistonte se pushtimi do të kishte shkuar shumë ndryshe nëse Zelensky “do të të kishte folur me Putin”.

Kur u pyet nga gazetarja Kate Garraway, nëse besonte se veprimet e Zelensky mund të kishin evituar luftën Eclestone u përgjigj: “Absolutisht. Për fat të keq shumë njerë të biznesit, përfshi edhe unë bëjmë gabime herë pas here, dhe kur bën një gabim më pas duhet të bësh sa të mundesh që të dalësh prej saj”.

“Ky personi në Ukrainë besoj se ka qenë më parë një komik, dhe me sa kuptoj po tenton të vazhdojë atë profesion … sepse po t’i kuptonte gjërat do të ishte përpjekur më shumë për të folur me Putin, i cili si njeri i arsyeshëm, do ta kishte dëgjuar dhe do të kishte bërë diçka”.

I pyetur nëse mund të liste me Putin për situatën ose ta nxiste të rimendonte atë që po bënte, Eclestone tha: “Jo, me shumë gjasa ai i ka menduar vetë këto, nuk ka nevojë t’ia kujtojë kush. Jam i sigurt që ai dëshiron të mos e kishte nisur këtë, por nuk e nisi si një luftë”.

Komentet e tij u dënuan nga politikanë në Britani si komplotiste. Ministrja e jashtme Liz Truss tha: “Këto komente janë të jashtëzakonshme, ai është një njeri që ka nisur një luftë të tmerrshme, me sulme e vrasje të civilëve në qendra tregtare”. /Daily Mail/

FOTO GALERI
1/5
Ish-pronari 91 vjeçar i Formula 1 quante diktatorin 69-vjeçar Putin një 'person i klasit të parë'

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA