Dënim me vdekje për shoferin? Kamioni me 53 viktima, u hoq si pasagjer 

30/06/2022 08:25

Shoferi  i dyshuar i kamionit të braktisur në Teksas, me dhjetëra trupa të vdekur brenda, është akuzuar për kontrabandim migrantësh, që ka çuar në vdekje.

Shoferi i kamionit që u gjet i braktisur ne Teksas me dhjetëra trupa të pajetë brenda, është akuzuar për trafikim emigrantësh që rezultoi me vdekje.

Homero Zamorano u arrestua nga policia teksa fshihej pas një shkurreje dhe u përpoq të hiqej si emigrant.

Rreth 53 njerëz humbën jetën në atë tragjedia, shumica e të cilëve u shuan nga i nxehti dhe dehidratimi, pasi u mbyllën brenda kamionit pa ujë në kushtet e një vape mbytëse.

Ky është incidenti më vdekjeprurës i trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA.

Sipas një zyrtari të lartë meksikan të imigracionit, përveç Zamoranos, i cili është nga Teksasi, edhe një i dyshuar i dytë, Christian Martinez, është vënë në pranga me akuzën për konspiracion.

Prokurorët federalë thonë se hetuesit e gjetën atë pasi kërkuan përmes telefonit të Zamorano dhe zbuluan se dyshja kishte komunikuar.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se të dy burrat mund të përballen me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, ose ndoshta dhe me vdekje, nëse shpallen fajtorë.

Edhe dy të dyshuar të tjerë të lidhur me adresën ku ishte regjistruar kamioni janë arrestuar gjithashtu për armëmbajtje pa leje.

Shefi i policisë William McManus, tha se një punonjës i qytetit dëgjoi thirrjet për ndihmë në një rrugë anësore në jugperëndim të San Antonios.

Oficerët që arritën në vendin e ngjarjes gjetën një trup në tokë jashtë rimorkios së kamionit, dhe dyert e saj pjesërisht të hapura.

Temperaturat në San Antonio, që shtrihet rreth 250 km larg kufirit me Meksikën, kishin arritur në atë moment në 39.4 shkallë Celsius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA